Endje në Traditë, Gramsh

Zona e Gramshit e gjendur midis Elbasanit dhe Beratit, është një krahinë me veçori të shumta etnografike. Veçori kryesore e veshjeve të periudhës të herëshme është se kanë qenë të thjeshta, të gërshetuar me larmi ngjyrash, në përshtatje me kushtet natyrore dhe klimën mesdhetare.

Ato janë përpunuar, në përshtatje me veçoritë e jetës e të historisë që ka kaluar populli. Këto veshje kanë variante që ndryshojnë sipas moshës, seksit, kushteve të punës, zakoneve e festave. Për t’i prerë, qepur e zbukuruar veshjet popullore prej shajaku, me katër dhe dy lisa në tezgja, ishin grate që dinin t’i bënin mire këto punë.

Ka zotëruar veshja prej leshi e bërë me avlëmend, e prerë dhe e qepur nga gratë në shtëpi. Me lesh përgatiteshin më shumë veshjet e burrave, kryesisht ajo që përdorej në dimër. Qepeshin guna, tirqe, shallvare, xhedikë etj. Pas leshit vijnë veshjet prej liri e cila ishte lëndë  jo vetëm për pregatitjen e veshjeve të brendëshme, por edhe e shtrojeve të fjetjes. Nga të vjetrit ruhet në kujtesë përdorimi i lirit. Shumica e pjesëve të veshjes veçanërisht veshja e grave punohej me pëlhura pambuku të endura nga vet gratë. Me pëlhura pambuku qepnin linjat, përparëset, lëveret, mëngët etj. Në veshjen e grave bie më tepër në sy linja e gjatë prej pëlhure, përparëset aq të bukura dhe lëveret e kokës. Si gratë dhe burrat mbanin brez kuq e zi me motive të ndezura që mbështilleshin rreth belit disa herë. Brezi i burrave ishte më i gjatë. humë të përhapura kanë qenë përparëset e endura me motive, që në gjithë sipërfaqen shkëlqejnë. 
Janë dalluar dy variante kryesore: veshja me linjë e me jelekë dhe veshja me linjë e me gufe.

Fotot e realizuara nga Trivet

Veshjet @souvenirekruja

Përsonazhet e fotove: @vandpaja

@eneaa.666 @fatma__paja

Teksti referenca nga: Petrit Basha, Abas Dojaka


Endje në Traditë, Gramsh
Published: